Sport

Fitore dramatike e Bayernit

Bayern Munichu ka marrë tri pikë të plota nga përballja me Leipzigun në xhiron e 23-të të Bundesligës, falë golit të Harry Kanet në minutat shtesë.

Skuadra e Thomas Tuchelit fitoi me rezultat 2:1.

Kane realizoi të dy golat. I pari erdhi në minutën e 56-të. Rezultatin e barazoi Benjamin Sesko në minutën e 70-të. Kane vulosi fitoren në minutën e parë të shtesës.

Pavarësisht fitores, Bayerni ngel larg liderit të Bundesligës. Bavarezët kanë 53 pikë në pozitën e dytë, tetë më pak se Bayer Leverkuseni.

Leipzigu është i pesti me 40 pikë.