Sport

Barcelona kthen formën dhe garën për titull

Kampionia në fuqi e Spanjës, Barcelona, e ka kthyer besimin për titull kampioni në javët e fundit, dhe kjo falë paraqitjeve të mira të Robert Lewandowskit.

Polaku kishte shënuar vetëm tre gola në 14 paraqitje para pushimit dimëror, ndërsa Barcelona mbeti prapa liderit, Real Madridit, dhe befasisë së edicionit aktual, Gironas.

Real Madridi ka 62 pikë, Girona ka 56 pikë, kurse Barcelona e treta ka 54 pikë.

Që nga pushimi dimëror e tani, sulmuesi polak, Lewandowski, ka realizuar nëntë gola në 13 paraqitje në të gjitha garat, përfshirë pesë në katër ndeshjet e fundit.

Me ecurinë e tij pozitive janë kthyer edhe rezultatet e mira të Barçës.

Barcelona në fundjavë në kuadër të xhiros së 26-të të La Ligas, luan në shtëpi kundër Getafes, të shtunën në orën 16:15.

Real Madridi lider përballet në “Santiago Bernabeu” me Sevillan. Kjo ndeshje derbi zhvillohet të dielën në orën 21:00.

35-vjeçari Lewandowski shënoi gol edhe në Ligën e Kampionëve në barazimin 1:1 me Napolin në mesjavë.

Vetëm Kylian Mbappe ka shënuar më shumë gola sesa Lewnadowski në vitin 2024, në top pesë ligat evropiane.

Girona e mbyll këtë xhiro të hënën me ndeshjen kundër Rayo Vallecanos, që nis në orën 21:00.