Sport

City kërkon fitoren ndaj Bournemouthit

Descriptive Text

Manchester City do të luajë në udhëtim te Bournemouthi të shtunën në orën 18:30, në kuadër të xhiros së 26-të të Premier Leagues angleze.

City kërkon tjetër fitore për të mbetur në hap për titull kampioni, ndërsa ballafaqohet me skuadrën ndaj së cilës nuk ka humbje në 19 ndeshjet e fundit në ligë.

City ka 17 fitore, ndërsa dy ndeshje të tjera janë mbyllur baras.

Ndërkohë, “qytetarët” e drejtuar nga Pep Guardiola i kanë fituar 13-të ballafaqimet e fundit në Premier League ndaj Bournemouthit.

Ky ekip është pa fitore në gjashtë ndeshjet e fundit në Premier League me tri barazime e tri disfata.

Megjithatë, në radhët e veta e kanë sulmuesin Dominic Solanke që ka 14 gola në edicionin aktual të Premier Leagues.

City është i dyti me 56 pikë, katër më pak se Liverpooli që ka një ndeshje më shumë të luajtur.

Në pozitën e tretë është Arsenali me 55 pikë.

Arsenali të shtunën në orën 21:00 e pret Newcastlen.

“Revolveristët” janë pa disfatë në 11 ndeshjet e fundit në shtëpi nga Newcastle.

Barazimi pa gola në sezonin e kaluar e ndali ecurinë e 10-të fitoreve rresht të Arsenalit ndaj kësaj skuadre.

Newcastle, që zë vendin e tetë në Premier League me 37 pikë, e fitoi ndeshjen e parë ndaj Arsenalit në këtë edicion 1:0.

Dy herë brenda edicionit nuk e ka mposhtur që prej edicionit 1994/95.

Në Angli të dielën nga ora 16:00, Chelsea dhe Liverpooli takohen në finalen e Kupës së Ligës, apo Kupës EFL.

Liverpooli është në garë për ta fituar trofeun e parë nga katër sa po lufton në këtë sezon.

Ndërkohë, Chelsea e synon trofeun e parë vendor në gjashtë vjet.

Është përsëritje e finaleve të “Carabao Cup” dhe Kupës FA të vitit 2022.

Të dyja ato finale i kishte fituar Chelsea në penallti.

Liverpooli është lider në Premier League, është në 1/8 e finales në Ligën e Evropës, si dhe në raundin e pestë të Kupës FA.

Triumfi i fundit i Chelseat në një Kupë angleze ka qenë në vitin 2018 kur e kishte fituar Kupën FA.