Sport

Roma avancon pas ndeshjes dramatike me Feyenoordin

Roma e kishte mposhtur Feyenoordin në finale të Ligës së Konferencës. E kishte mposhtur edhe në çerekfinale të Ligës së Evropës në edicionin e kaluar. Dhe për herë të tretë ka dalë më e suksesshme se skuadra holandeze.

Të enjten mbrëma në stadiumin “Olimpico” të stërmbushur, Roma fitoi 4:2 në ekzekutimin e penalltive dhe ka avancuar në 1/8 e finales së Ligës së Evropës.

Loja e rregullt dhe vazhdimet u mbyllën baras, 1:1. Santiago Tomas Gimenez shënoi për holandezët në minutën e pestë, kurse Lorenzo Pellegrini barazoi rezultatin në minutën e 15-të.

Në penallti, Paredes, Cristante, Aouar dhe Zalewski shënuan, kurse dështoi Romelu Lukaku. Ueda dhe Hartman shënuan për Feyenoordin, kurse Hancko dhe Jahanbakhsh dështuan nga pika e bardhë. Të dy penalltitë e Feyenoordit i priti portieri Mile Svilar.