Florent Muslija luajti nga minuta e 106-të te skuadra e Freiburgut, që ka siguruar fitore ndaj Lensit në ndeshjen dramatike dhe avancimin në 1/8 e finales në Ligën e Evropës.
Muslija dhe Freiburgu fituan 3:2 pas vazhdimeve të enjten mbrëma.
Ndeshja e parë në Francë ishte mbyllur pa gola. David Pereira da Costa dhe Elye Wahi shënuan për epërsinë 2:0 të mysafirëve. Roland Sallai në minutën e 67-të dhe të 92-të, realizoi për 2:2. Golin e avancimit tutje e shënoi Michael Gregoritsch, në minutën e 99-të.
Tutje pas vazhdimeve ka kaluar edhe skuadra e Qarabagut. Qarabagu u mposht të enjten mbrëma në shtëpi nga Braga, 3:2, pas vazhdimeve. Por, skuadra nga Azerbajxhani kalon tutje pas fitores 4:2 në ndeshjen e parë. Rezultati i përgjithshëm ishte 6:5 në të mirë të skuadrës ku paraqitet sulmuesi Redon Xhixha.