Sport

City i ofron kontratë afagjate Bobbit

Manchester City i ka ofruar kontratë të re afatgjatë mesfushorit, Oscar Bobb. Bobb 20-vjeçar ka kaluar në ekipin e parë të Cityt në fillim të edicionit aktual, ndërsa Pep Guardiola është ndarë i kënaqur me zhvillimin e tij.

Reprezentuesi i Norvegjisë aktualisht me Cityn ka kontratë deri në qershor të vitit 2026. Në Premier League, Bobb ka shënuar një gol dhe ka kontribuar me një asistim në tetë paraqitje. Ka shënuar po ashtu një gol në tri paraqitje në Ligën e Kampionëve.

Guardiola pritet t’i ofrojë minutazh edhe më të madhe në të ardhmen. Bobb për Norvegjinë në katër ndeshje ka shënuar një gol.