Sport

Chelsea pret oferta për Sanchezin

Chelsea pret oferta zyrtare për portierin spanjoll, Robert Sanchez, ka raportuar të enjten “Football Insider”. Chelsea gjatë verës mund të kërkojë zëvendësues të 26-vjeçarit, të cilin nuk e ka në plan për edicionet e ardhshme.

Sanchez ka luajtur 19 ndeshje në edicionin aktual, 16 prej tyre në Premier League.

Reprezentuesi spanjoll me Chelsean ka kontratë deri në qershor të vitit 2030. Ekipit anglez iu bashkua në gusht të vitit të kaluar.