Sport

Chelsea e Arsenali rivalizojnë PSG-në për Osimhenin

Chelsea dhe Arsenali kanë hyrë në garë për transferimin e sulmuesit të Napolit, Victor Osimhen. Kështu kanë raportuar të enjten mediume të ndryshme angleze.

Për sulmuesin 25-vjeçar interesim ka shprehur edhe gjiganti francez, Paris Saint-Germaini.

Nigeriani 25-vjeçar në tregun e transferimeve vlerësohet 110 milionë euro. Ai me Napolin ka kontratë deri në verën e vitit 2026. Me fanellën e Napolit në garat e këtij edicioni ka shënuar tetë gola dhe ka kontribuar me tri asistime. Pjesë e Napolit u bë në shtator të vitit 2020.