Sport

Vdiq rekordmeni botëror në maratonë, Kevin Kiptum (24)

 

Rekordmeni botëror në vrapim maratonë, keniani Kevin Kiptum, ka vdekur në moshën 24-vjeçare pas një aksidenti automobilistik në vendin e tij.


Ka vdekur edhe trajneri i Kiptumit,Gervais Hakizimana nga Ruanda, të cilët ishin në një veturë në aksidentin që ndodhi në Keninë perëndimore, të dielën.
Kiptum shpërtheu vitin e kaluar dhe u bë rival i Eliud Kipchoges, njërit prej vrapuesve më të mëdhenj të maratonës.