Sport

Pas sukseseve si sulmues, Besart Berisha po bëhet gati për karrierë të madhe si trajner

 

Mbi supe, Besart Berisha “mban” një karrierë të gjatë e shumë të suksesshme si futbollist. 38-vjeçari tani synon suksesin si trajner. Hapin e parë drejt qëllimit tjetër të madh e ka bërë.

“Për çdo trajner duhet të jetë një qëllim. Të jetë trajner i ndonjë skuadre të madhe evropiane, në ligat e mëdha. Jam i lumtur këtu. Dua të vazhdoj hap pas hapi, të fitoj përvojë dhe të jap këtu maksimumin. Por sigurisht që dëshira dhe qëllimi është të bëhem trajner i ndonjë skuadre evropiane. Besoj se vjen me kohë”, ka thënë Berisha në një bisedë për KOHËN.