Sport

Rrahmani: Me Rumaninë ndeshje të veçanta, do të festojmë

 

Për Albion Rrahmanin janë thënë vetëm fjalë të mëdha në Rumani, qëkur kaloi te Rapid Bukureshti nga Ballkani, në gusht të vitit të kaluar. Ndikimi i “Lewës” në futbollin rumun ka qenë i menjëhershëm. Për paraqitjet e 23-vjeçarit kanë folur shumë trajnerë e legjenda të futbollit rumun.

Rrahmani vëmendjen do ta marr edhe në dy përballjet që Kosova do t’i ketë ndaj Rumanisë në edicionin e katërt të Ligës së Kombeve të UEFA-s.