Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Benzema padit ministrin e Brendshëm të Francës

Ylli francez i futbollit, Karim Benzema, e ka paditur për shpifje ministrin e Brendshëm të Francës, Gerald Darmanin, pasi ai e kishte akuzuar për lidhje me “Vëllazërinë Myslimane”, raporton “BBC”.

Darmanin tha në tetor se Benzema ka një “lidhje famëkeqe” me grupin islamik sunit.

Avokati i Benzemas ka thënë se ky koment “minon nderin dhe reputacionin” e futbollistit.

“Vëllazëria Myslimane” është e ndaluar në disa shtete, përfshirë në Egjipt, Rusi dhe Arabi Saudite.

Komenti i Darmaninit erdhi në tetor, pasi lojtari postoi në “Twitter” mbështetjen e tij për popullin e Gazës si “viktima të bombardimeve të padrejta që nuk kursejnë as gratë e fëmijët”.

Duke cekur dështimin e Benzema për të shprehur simpati të ngjashme edhe për afro 1200 viktima izraelite që Hamasi i vrau më 7 tetor, Darmanin tha se Benzema është “i njohur për lidhjet me Vëllazërinë Myslimane”.

Edhe Ministri francez akuzon Benzeman se ka lidhje me një grup terrorist Sport Ministri francez akuzon Benzeman se ka lidhje me një grup terrorist

Karim Benzema 36-vjeçar, që luan në Arabi Saudite, me shpejtësi mohoi këtë akuzë dhe kërcënoi me veprime ligjore.

Në ankesën e tij 92-faqëshe, për të cilën u raportua të martën nga mediat franceze, thuhet se ai “kurrë s’ka pasur lidhjen as më të vogël me organizatën Vëllazëria Myslimane, e as me vetëdije me këdo që pretendon se është anëtar i saj”.