Sport

Arsenali përballet me mision të pamundur kundër Bayernit

Arsenali duhet të bëjë rikthimin më të madh në një ndeshje të kthimit të fazës nokaut në Ligën e Kampionëve, për të evituar eliminimin e shtatë rresht në 1/8 e finales së kësaj gare, kur të martën mbrëma e pret në Londër Bayern Muenchenin, shkruan sot Koha Ditore.

Humbja e thellë e pësuar 5:1 në udhëtim ndaj Bayernit, ka lënë "topçinjtë" me mision thuajse të pamundur për ndeshjen e kthimit dhe besimi nuk është aspak i mirë tek ekipi, e veçanërisht nuk ka ndihmuar humbja në fundjavë me shifrat 3:1 në derbin ndaj Liverpoolit. Kjo humbje e ka lënë Arsenalin jashtë Top 4-s në Premier League.

Asnjë skuadër deri më tash nuk ka arritur të kualifikohet tutje në Ligën e Kampionëve, pasi ka humbur me katër gola dallim ndeshjen e parë.

Për të arritur tutje, Arsenali duhet të thyejë rekordin e skuadrës spanjolle Deportivo La Coruna që kishte marrë veten nga humbja 4:1 në udhëtim ndaj Milanit, në vitin 2004 në "Champions", duke fituar 4:0 në ndeshjen e kthimit dhe duke u kualifikuar në gjysmëfinale.

Herën e fundit që një skuadër ka përmbysur një disavantazh prej katër golave në një garë evropiane, ishte Real Madridi në Kupën UEFA të edicionit 1985/86, duke mposhtur Borussia Moenchengladbachun 4:0 në shtëpi, pasi që kishte pësuar humbje 5:1 në udhëtim. Një fitore e ngjashme i duhet Arsenalit të martën mbrëma...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.