Sport

Grezda tek ekipi më i dobët në kampionatin kroat

Futbollisti Eros Grezda është bërë me skuadër të re. Klubi kroat, Rudesh, të mërkurën e ka prezantuar Grezdën, që së fundi u largua nga Partizani i Tiranës, ku nuk bindi me paraqitje.

Kampionati kroat është i njohur për Grezdën, që kryesisht luan sulmues krahu.

Ai i ka 108 paraqitje për skuadrat si Osijek, Lokomotiva e Shibenik.

Karriera e Grezdës është në rënie. Rudeshi është i fundit në kampionatin kroat me vetëm katër pikë të mbledhura nga 19 ndeshje.