Shkëlqim Vladi ka kontribuar me asistim në fitoren e Luganos ndaj Winterthurit me rezultatin 2:1.
Kjo ndeshje u zhvillua të dielën dhe i takoi javës së 17-të të Superligës së Zvicrës. Vladi asistoi në golin e shënuar nga Renato Steffen në minutën e 39-të. Vladi u zëvendësua në minutën e 64-t, ndërsa deri në fund të takimit u paraqitën, Kreshnik Hajrizi dhe portieri Amir Shaipi.
Nga fushë nga minuta e 58-të u paraqit edhe Albian Hajdari, ndërsa Uran Bislimi mbeti në stol. Nga minuta e 74-t për Winterthurin u paraqit sulmuesi Samir Ramizi. Nga 17 ndeshje, Lugano ka fituar 25 pikë kurse Winterthuri ka 16 pikë nga po aq ndeshje të zhvilluara.