Sport

West Hami interesohet për Calhanoglun

 

West Ham Unitedi ka shprehur interesim për mesfushorin e Interit, Hakan Calhanoglu. “The Sun” shkruan se West Hami tashmë ka kontaktuar ekipin italian për turkun 29-vjeçar, të cilin po dëshiron ta transferojë në afatin kalimtar të janarit.

Tek Interi janë të gatshëm të dëgjojnë ofertat për Calhanoglun, i cili po monitorohet edhe nga Liverpooli, por ekipi italian për kartonin e tij po kërkon mbi 50 milionë euro.