Sport

Aston Villa ia cakton çmimin Luizit

 

Duke pasur parasysh interesimin e skuadrave tjera angleze, drejtuesit e Aston Villas tashmë ia kanë caktuar çmimin mesfushorit Douglas Luiz. “Sky Sports” shkruan se Aston Villa është e gatshme ta lë të lirë brazilianin në afatin kalimtar të janarit, por me kusht nëse merr një ofertë të majme për kartonin e tij.

Në fakt, Aston Villa po kërkon të paktën 90 milionë euro për 25-vjeçarin, i cili ka kontratë me klubin deri në vitin 2026. Luiz këtë edicion është ndër mesfushorët defensiv më të vlerësuar në Angli, ndërsa në 23 ndeshje të luajtura në të gjitha garat ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë katër asistime.