Sport

Ish-klubi i Peles dhe Neymarit bie nga kategoria për herë të parë në histori

 

Për herë të parë në historinë e saj 111-vjeçare, klubi brazilian i Santosit do të luajë sezonin e ardhshëm në Serie B.

Santosi e kishte në dorë mbijetesën, por nuk mundi të fitonte në ndeshjen e fundit të kampionatit duke u mposhtur në shtëpi nga Fortaleza me rezultatin 2-1. E mbyllën kampionatin në vendin e 17-të me vetëm 43 pikë dhe nuk ia dolën të shmangnin rënien një kategori më poshtë.