Sport

Dinamo pranë marrëveshjes për transferimin e Hoxhës, opsion edhe Kryeziu

 

Sulmuesi i krahut, Arbër Hoxha, pritet të jetë përforcimi i parë i Dinamos së Zagrebit në afatin kalimtar të janarit.

Mediumi kroat “germanijak.hr” ka shkruar të mërkurën se Dinamo pothuajse ka arritur marrëveshje me Slaven Belupon për transferimin e Hoxhës. Raportohet se kanë mbetur vetëm edhe disa detaje për të finalizuar marrëveshjen mes klubeve, pasi Hoxha është i vendosur për t’iu bashkuar Dinamos. Madje Hoxha tashmë ka njoftuar drejtuesit e Slaven Belupos se prej të gjitha ofertave që i ka para vetes më së shumti i intereson ajo e Dinamos.