Sport

Maddison mund t’i mungojë Tottenhamit deri në shkurt

Skuadra e Tottenhamit pritet të jetë pa mesfushorin James Maddison më shumë se që ka menduar. “Sky Sports” raporton të mërkurën se gjasat janë të mëdha që Maddison mund të qëndroj jashtë fushe të paktën edhe për tre muaj.

Maddison para një muaji u dëmtua dhe shkaku i lëndimit i ka munguar Tottenhamit në tri ndeshjet e fundit kampionale.

Te Tottenhami kanë pritur që 27-vjeçari të jetë i gatshëm për këtë vikend, por rezultatet e fundit kanë treguar se ai ende nuk është rikuperuar plotësisht dhe duhet të vazhdoj me programin e rehabilitimit.

Maddison para fillimit të këtij edicioni iu bashkua Tottenhamit dhe në 12 ndeshje të luajtura në të gjitha garat, ai ka shënuar tri gola dhe ka bërë pesë asistime për ekipin londinez.