Sport

Lautaro mbetet tek Interi deri më 2028

Lautaro Martinez - INTER
 

Sulmuesi Lautaro Martinez u ka dhënë fund dilemave për të ardhmen e tij. Argjentinasi nuk do të largohet nga Interi, pasi me ekipin italian ka firmosur kontratë të re, ka njoftuar “Gazzetta dello Sport” të mërkurën.

Me kontratën e re, Lautaro do të jetë pjesë e Interit deri në vitin 2028 pasi kontrata e mëparshme i skadonte në vitin 2026.