Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Llapi e Malisheva avancojnë në 1/8 e finales

Dy skuadrat e Superligës, Llapi dhe Malisheva kanë avancuar në 1/8 e finales të Kupës së Kosovës në futboll. Si Llapi ashtu edhe Malisheva, kanë fituar ndeshjet e 1/16 së finales, të cilat u luajtën të martën.

Në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, Llapi triumfoi me rezultatin e thellë 4:1 ndaj Phoenixit të Ligës së Parë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Hamdi Namani (29’), Elvir Gashijani (62’), Hamdi Ramadani (79’) dhe Mërgim Cërnaveri (80’) shënuan golat për Llapin, ndërsa Enis Miranaj (85’) realizoi golin e nderit për Phoenixin.

Për dallim prej Llapit që me lehtësi mposhti Phoenixin, skuadra e Malishevës ka pasur punë më të vështirë ndaj Kikës.

Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë, vendasit fituan me shifrat 3:2.