Sport

Interi blen kartonin e Augustos

Skuadra e Interit ka marrë vendim për të ardhmen e mbrojtësit Carlos Augusto. “Gazzetta dello Sport” ka njoftuar të martën se Interi ka vendosur që Auguston ta bëjë transferim të përhershëm, duke e blerë kartonin e tij nga Monza.

24-vjeçari u huazua tek Interi para fillimit të këtij edicioni dhe paraqitjet e tij të mira kanë bërë që Interi ta shfrytëzoj opsionin e blerjes së tij për shtatë milionë euro.

Augusto vlerësohet lart nga trajneri i Interit, Simone Inzaghi, i cili ka njoftuar klubit se llogarit në shërbimet e tij edhe pas përfundimit të edicionit aktual.

Në 19 ndeshje të luajtura në të gjitha garat, braziliani ka bërë edhe një asistim me fanellën e Interit. Ai ka kontratë me Monzan deri në vitin 2025.