Sport

Ten Hag mund të largohet nga Unitedi

Erik Ten Hag
 

Humbja e fundit nga Newcastle Unitedi, ka lënkudur karrigen e trajnerit Erik ten Hag te skuadra e Manchester Unitedit. ESPN raporton të martën se drejtuesit e klubit anglez po mendojnë shkarkimin e trajnerit holandez për shkak se nuk janë aspak të kënaqur me rezultatet e këtij edicioni.

Pas 14 xhirove në Premier League, Manchester Unitedi zë vendin e shtatë në tabelë me 24 pikë, ndërsa nuk e ka të sigurt as avancimin nga faza e grupeve të Ligës së Kampionëve.