Sport

Goli i Manajt nuk mjafton

 

Sulmuesi i Shqipërisë, Rey Manaj ka shënuar një gol të hënën mbrëma. Por goli i Manajt nuk ka mjaftuar, pasi ekipi i tij Sivasspori pësoi disfatë në udhëtim nga Fenerbahçe me rezultatin 4:1. Manaj e shënoi golin në minutën e 50-të. Ai kompletoi ndeshjen e javës së 14-të të Superligës turke.

Për 26-vjeçarin ishte goli i pestë në 12 ndeshje. Ai ka edhe tri gola në një ndeshje për Kupë.