Sport

Arsenali kundër Liverpoolit në Kupën FA

Foto: AP
 

Lideri i Premier Leagues së Anglisë, Arsenali, do të luajë kundër tetë herë fituesit të Kupës FA, Liverpoolit, në raundin e tretë të kësaj gare.

Duel tjetër i këtij rrethi të Kupës FA është ai Sunderland – Newcastle, kurse fituesi në fuqi Manchester City do të ballafaqohet me Huddersfield Townin.