Sport

Balotelli flet për trajnerin më të keq në karrierën e tij

Ish-sulmuesi i shumë skuadrave të njohura evropiane, Mario Balotelli, ka treguar se kush ka qenë trajneri “më i keq” i karrierës së tij, dhe ka shtuar se ai ka qenë “katastrofë”.

Balotelli aktualisht është pjesë e Adana Demirsporit në Turqi. Ai karrierë ka bërë edhe tek Interi, Manchester City, Milani, Liverpooli, Nice, Marseille, Brescia, Monza e Sioni.

“Brendan Rodgers është trajneri më i keq që kam pasur. Ai ka qenë numër një sa u përket seancave stërvitore, ku ushtronim me mbajtjen e topit dhe luanim lojë në hapësira të ngushta. Por, si person, ka qenë katastrofë”, ka thënë Balotelli për “TVPlay”.

Balotelli në Angli ka fituar dy tituj me Manchester Cityn dhe një Kupë FA. Më pas fitoi titullin dhe Ligën e Kampionëve me Interin. Ka 36 paraqitje për Italinë, ndërsa në vitin 2010 e fitoi çmimin “Golden Boy”.