Sport

Real Madridi shënon edhe fitoren e pestë rresht në Champions

Foto: AP
 

Real Madridi ka vazhduar me fitore në fazën grupore të Championsit. Të mërkurën mbrëma skuadra madrilene fitoi 4:2 ndaj kampionit të Italisë, Napolit. Reali udhëheq në Grupin C me 15 pikë. Napoli është i dyti me shtatë pikë, ndërsa Braga renditet e treta me katër pikë. Union Berlini i ka dy pikë.

Më 12 dhjetor, Napoli takohet me Bragën, ndërsa Union Berlini e pret Real Madridin.