Arsenali ka shënuar fitore shumë të thellë ndaj Lensit në kuadër të Ligës së Kampionëve. Të mërkurën mbrëma në “Emirates”, Arsenali fitoi 6:0.
Kai Havertz nisi serinë e golave në minutën e 13-të. Në pjesën e parë shënuan edhe Gabriel Jesus, Bukayo Saka, Gabriel Martinelli dhe Martin Odegaard. Në minutën e 86-të nga pika e bardhë për 6:0 realizoi Jorginho.
Me fitore, Arsenali siguroi vendin e parë në grupin B. Një xhiro para fundit udhëheq me 12 pikë. PSV-ja është e dyta me tetë pikë, ndërsa Lensi ka pesë pikë. Sevilla mbetet me dy pikë.
Më 12 dhjetor, Lensi takohet me Sevillan, ndërsa PSV-ja e pret skuadrën londineze.