Kylian Mbappe ka realizuar penallti në minutën e 98-të për të shmangur humbjen e PSG-së nga Newcaslte Unitedi. Ndeshja interesante e luajtur në “Parkun e Princave” përfundoi 1:1.
Me barazim, PSG-ja mbeti në pozitën e dytë në Grupin F me shtatë pikë. Newcastle i ka pesë pikë në vendin e tretë, sa edhe Milani në vendin e fundit në grup.
Më 13 dhjetor, në xhiron e fundit, Dortmundi e pret Parisin, ndërsa Newcastle e Milani takohen në Angli. Gara për vendin tjetër që dërgon në fazën nokaut mbetet e hapur për xhiron e fundit.
Parisienët kanë dominuar në fushë, por Newcastle kaloi në epërsi 1:0 në minutën e 24-t. Alexander Isak ishte realizator.
Parisi ka kërkuar golin e barazimit, kurse atë e shënoi vetën në fund të kohës shtesë. Mbappe edhe njëherë doli vendimtar, duke realizuar nga pika e bardhë.