Borussia Dortmundi ka shënuar fitore të madhe ndaj Milanit në “San Siro” dhe është kualifikuar në fazën nokaut të Ligës së Kampionëve.
Dortmundi vlerësohej me më së paku gjasa në “grupin e vdekjes”, por ka siguruar kalimin tutje një xhiro para fundit.
Të martën mbrëma skuadra gjermane fitoi 3:1 ndaj Milanit dhe tani udhëheq në Grupin F me dhjetë pikë. Milani bie në vend të fundit me vetëm pesë pikë.
Në xhiron e fundit, më 13 dhjetor, Dortmundi e pret PSG-në, ndërsa Newcastle takohet më Milanin.
Marco Reus realizoi penallti për Borussia Dortmundin që në minutën e dhjetë. Samuel Chukwueze barazoi rezultatin në 1:1 në minutën e 37-të.
Në kohën kur Milani po kërkonte golin e epërsisë, erdhi goditja e madhe. Për 2:1 shënoi Jamie Bynoe-Gittens në minutën e 59-të. Dhjetë minuta më pas, Karim Adeyemi shënoi për rezultatin 3:1 në të mirë të Dortmundit.