Sport

Baras në “San Siro”, PSG-ja po humb në Paris

Baras 1:1 ka përfunduar pjesa e parë në mes të Milanit dhe Dortmundit. Ndeshja po luhet në “San Siro” dhe i takon Grupit F të Ligës së Kampionëve. Marco Reus në minutën e 10-të shënoi golin e epërsisë nga penalltia, kurse Samuel Chukuwueze në minutën e 37-të barazoi shifrat në 1:1. Olivier Giroud humbi penallti në minutën e 6-të.

Ndërkohë PSG-ja është duke pësuar disfatë nga Newcastle me rezultatin 1:0.

Disfatë në shtëpi po pëson edhe Manchester City nga Leipzigu me rezultatin 2:0.

Barcelona është duke barazuar me Porton 1:1.

Në ndeshjet tjera, Atletico po mposht Feyenoordin 1:0 në udhëtim, ndërsa Young Boysi po fiton 2:0 ndaj Crvena Zvezdës.