Ciro Immobile ka shënuar dy gola të vonshëm për fitoren e Lazios ndaj Celticut.
Të martën mbrëma në “Olimpico” në Romë, Lazio fitoi 2:0 ndaj skuadrës skoceze. Immobile e shënoi golin e parë në minutën e 82-të, ndërsa gol tjetër realizoi në minutën e 85-të.
Immobile u aktivizua në minutën e 61-të.
Lazio tani i ka dhjetë pikë në Grupin E të Ligës së Kampionëve. Ka tri fitore, një barazim e një humbje. Celticu mbetet me vetëm një pikë dhe pa gjasa për avancim.
Në të njëjtin grup, Atletico dhe Feyenoordi do të takohen më vonë sonte. Atletico ka tetë pikë në vendin e dytë, ndërsa Feyenoordi i treti me gjashtë pikë.