Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Asani: E merituam fitoren

Jasir Asani

Jasir Asani ka vlerësuar paraqitjen ndaj Ishujve Faroe. Ai ka thënë se Shqipëria e meritoi fitoren.

“Çdo Kombëtare me të cilën luajmë mbrohet shumë fort. Por kemi bërë ndeshje shumë të mirë. Jemi të lumtur që jemi në vendin e parë. Ekipi kundërshtar është mbrojtur nga minuta e parë. Kishim shanset tona, por na mungoi edhe fati. Po të shënonim do të hapej ndeshja. Por nuk kishim fatin që të shënojmë gol. Kemi bërë punë shumë të madhe. Jemi në vend të parë. E kemi dhënë maksimumin dhe të gjithë jemi të lumtur që jemi në vendin e parë. Sot e merituam fitoren, por futbolli është kështu”, ka thënë Asani.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo