Nedim Bajrami ka vlerësuar se Shqipëria është Kombëtare shumë e fortë. Ai ka folur pas barazimit pa gola me Ishujt Faroe. “Kemi vuajtur pak, pasi nuk kishim shumë hapësirë. Me rëndësi jemi kualifikuar dhe atë nga vendi i parë. Kundërshtari nuk kishte asnjë rast, nuk besoj se ka bërë detyrat më mirë se ne. Duhej të ishim më të qetë me topin. Kishim rastet që nuk i konkretizuam”, ka thënë mesfushori Bajrami.
“Ne kemi bërë rrugën tonë. Kemi bërë punë shumë të mirë dhe jemi skuadër shumë e fortë. Tani është koha të festojmë”, ka shtuar Bajrami.