Sllovenia e ka fituar ndeshjen vendimtare përballë Kazakistanit për ta siguruar kualifikimin në Evropianin që mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani. Sllovenia mposhti Kazakistanin në shtëpi me rezultatin 2:1. Me fitoren e shënuar ndaj kazakëve, sllovakët e mbyllën Grupin H në pozitën e dytë me 22 pikë. Edhe Danimarka kualifikohet si e para e grupit po ashtu me 22 pikë.
Golin e parë e shënoi Benjamin Sheshko në minutën e 41-të nga penalltia, kurse në minutën e 48-të kazakët barazuan rezultatin nëpërmjet Ramazan Orazovit. Benjamin Verbiq në minutën e 86-të shënoi golin e fitores 2:1.
Ndërkohë Finlanda fitoi ndaj San Marinos në udhëtim po me rezultatin 2:1. Por fitorja e Finlandës ishte e pavlefshme pasi përfundoi në vendin e tretë me 18 pikë. San Marino mbetet pa pikë.