Italia është kualifikuar në Euro 2024, por me shumë vështirësi. Të hënën në ndeshjen vendimtare për kualifikim, Italia barazoi pa gola me Ukrainën.
Italisë i mjaftonte barazimi, ndërsa Ukrainës i është dashur fitorja për të shkuar në Evropian. Ndeshja e luajtur në Leverkusen të Gjermanisë nuk ofroi gola.
Italia përfundoi e dyta në Grupin C me 14 pikë, sa i ka edhe Ukraina në vendin e tretë. Anglia e ka fituar grupin me 20 pikë. Italia ka rrezikuar më shumë, por edhe Ukraina kishte rastet e saj. Të dy portierët bënë pritje vendimtare. Në fund festuan lojtarët e Italisë.