Shqipëria fiton grupin, barazon pa gola në ndeshjen festive

Shqipëria fiton grupin, barazon pa gola në ndeshjen festive
Shqipëria e ka fituar Grupin E të kualifikimeve për Euro 2024. Të hënën mbrëma në “Air Albania” në Tiranë, Shqipëria barazoi pa gola me Ishujt Faroe në ndeshjen e fundit të ciklit eliminator për Evropianin në Gjermani. Barazimi u ka mjaftuar kuqezinjve për ta fituar grupin. Shqipëria përfundoi me 15 pikë nga tetë ndeshje. 15 pikë i ka edhe Çekia në pozitën e dytë. Edhe Çekia u kualifikua në Euro 2024. Ndeshja e së hënës ishte edhe festive.
U festua kualifikimi në Evropian, i siguruar të premten në Moldavi. Atmosfera në stadiumin e stërmbushur me shikues ishte madhështore. Por paraqitja në fushë nuk ishte në nivel të atmosferës në tribuna. Shqipëria nuk shkëlqeu në fushë, por megjithatë krijoi raste shënimi që nuk i konkretizoi. Nedim Bajrami gjuajti rrezikshëm në minutën e 36-të, por portieri i Ishujve Faroe intervenoi me sukses.
Në minutat shtesë të pjesës së parë provuan Myrto Uzuni e Mirlind Daku, por portieri mysafir sërish nuk u mposht. Daku madje ishte përballë portierit, por nuk e mposhti atë. Në minutën e 67-të, Jasir Asani gjuajti nga zona, por topi u bllokua nga një mbrojtës i Ishujve Faroe. Kristjan Asllani nuk ishte i saktë në minutën e 72-të. Rastet e veta i kishte edhe përfaqësuesja e Ishujve Faroe, por pa rrezikuar seriozisht portën e Thomas Strakoshës. Shqipëria i kishte gjithsej tetë raste, ndërsa kishte katër goditje në kornizë të portës. Ndërkohë Ishujt Faroe i kishin nëntë raste, por asnjë goditje në kornizë të portës. Shqipëria nuk shkëlqeu në ndeshjen festive, por megjithatë e përmbylli denjësisht një cikël të suksesshëm kualifikues.
Për herë të dytë Kombëtarja shqiptare do të jetë në Evropian. Kundërshtarët do t’i mësojë më 2 dhjetor, ndërsa në short do të jetë në vazon e dytë. Këtë ia mundëson vendi i parë në grup.
Shqipëria nuk shënon gol në pjesën e parë
Shqipëria e Ishujt Faroe po barazojnë pa gola pas pjesës së parë të ndeshjes në “Air Albania” në Tiranë. Atmosfera është e zjarrtë, por loja jo në nivelin e saj. Në pjesën e parë kuqezinjtë kishin tri raste shënimi. Nedim Bajrami gjuajti bukur nga distanca në minutën e 36-të, por portieri i Ishujve Faroe ndërhyri me sukses.
Në minutat shtesë fillimisht provoi Myrto Uzuni, ndërsa Mirlin Daku lëshoi rast të artë më pas.
Fillon ndeshja Shqipëri – Ishujt Faroe
Ka nisur ndeshja mes Shqipërisë dhe Ishujve Faroe. Në atmosferë madhështore në “Air Albania”, Shqipëria e luan ndeshjen e fundit kualifikuese për Euro 2024.
Stadiumi në Tiranë është i stërmbushur me shikues, ndërsa atmosfera e zjarrtë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Liverpooli fiton ndeshjen dramatike

Broja aktivizohet në fitoren e Chelseat

Ramaj me Ajaxin vazhdon me fitore

Kadrii shënon gol për Odensen

UEFA nis hetimet për zërat e “çuditshëm” gjatë shortit

Muslija vendimtar, shënon golin e fitores në minutën e 91-të

Arsenali kundër Liverpoolit në Kupën FA

Atalanta mbetet pa Scamaccan deri në vitin tjetër

Daja: Vazhdojmë të ecin përpara

Shala e vlerëson të dhimbshme humbjen nga Ballkani

PSG-ja nuk lejon befasi
