Sport

Kosova zhvillon stërvitjen e fundit para duelit me Bjellorusinë

 

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, të hënën paradite ka mbajtur seancën e fundit stërvitore para ndeshjes që e luan me Bjellorusinë në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024”. Stërvitja e mbajtur në kampin nacional të FFK-së, në Hajvali, nuk ka qenë aq e ngarkuar, pasi futbollistët kanë bërë kryesisht ushtrime të lehtë dhe janë stërvitur me top. Kosova, të martën prej orës 20:45 përballet me Bjellorusinë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kjo ndeshje është e fundit në këtë cikël eliminator për Kosovën dhe i takon Grupit I kualifikues.