Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes së fundit të xhiros së 14-të të Superligës së Kosovës në futboll ndërmjet Ballkanit dhe Dukagjinit. Pas 45 minutave të para në Suharekë, rezultati është 1:1.
Ballkani kaloi herët në epërsi, duke e zhbllokuar rezultatin në minutën e 15-të.
Mesfushori Nazmi Gripshi shënoi për 1:0.
Megjithatë, Dukagjini nuk u dorëzua dhe arriti të barazojë shifrat në fund të pjesës së parë.
Në minutën e 44-të, Vitor Hugo përfitoi nga një top i kthyer dhe me një gjuajtje të fortë prej rreth 20 metrave e mposhti portierin Enea Koliçi për 1:1.