Sport

Ballkani sulmon Astanan me Gripshin, Kryeziun dhe Hamidin

Nazmi Gripshi, Almir Kryeziu dhe Walid Hamidi do ta udhëheqin sulmin e Ballkanit për ndeshjen ndaj Astanan.

Në portë do të jetë Enea Koliçi. Vendin e Armend Thaqit në krahun e djathtë të mbrojtjes do të paraqitet Lorenc Trashi, kurse në të majtin Arbër Potoku.

Image

Në qendër të mbrojtjes do të jetë dyshja Lumbardh Dellova dhe Bajram Jashanica, kurse në mesfushë do të paraqiten, kapiteni Edvin Kuç, Qëndrim Zyba dhe Gentrit Halili.

Ndeshja Astana – Ballkani nis në orën 16:30 dhe i takon fazës së grupeve të Ligës së Konferencës.