Sport

Bayerni me fitore të thellë në klasiken gjermane

Bayern Munich

Bayern Munich ka fituar thellë klasiken gjermane ndaj Borussia Dortmundit të shtunën në xhiron e dhjetë të Bundesligës.

Harry Kane realizoi tre gola dhe një tjetër u shënua nga Dayot Upamecano për fitoren e thellë 4:0.

Bavarezët pas fitores së tetë sezonale ngelin hije e Bayer Leverkusenit që prin me 28 pikë. Ekipi i Thomas Tuchelit ka dy pikë më pak të tubuara.

Dortmundi është i katërti me 21 pikë.