Futbollisti shqiptar, Brajan Gruda, ka vazhduar me formë të mirë te Mainzi. Megjithatë, gjurmët e tij nuk mjaftuan për t’i rezistuar Bayernit.
Pasi realizoi gol në ndeshjen e shkuar në Bundesligë, talenti 19-vjeçar të shtunën ka asistuar në golin e vetëm kundër Bayernit.
Gruda asistoi për Anthony Cacin në minutën e 43-të për të ngushtuar epërsinë e bavarezëve, që paraprakisht realizuan nëpërmjet Kingsley Comanit dhe Harry Kanet.
Deri në fund, Leon Goretzka shënoi edhe golin e tretë për Bayernin, që fitoi 3:1.
Bayerni është i treti me 20 pikë në tabelë, duke ndjekur Leverkusenin (22) dhe Stuttgartin (21).
Mainzi është i parafundit, (17) me 2 pikë deri tash nga tetë ndeshje.