Sport

Dinamo ka telashe me lëndime, aktualisht në dispozicion nuk e ka asnjë reprezentues të Kroacisë A

 

Trajneri i Dinamo Zagrebit, Sergej Jakiroviq, ka telashe të mëdha para udhëtimit në Prishtinë. Gjiganti kroat i futbollit të enjten prej orës 18:45 në “Fadil Vokrri” luan me Ballkanin e Suharekës në kuadër të fazës grupore të Ligës së Konferencës.

Dinamo në fundjavë e humbi derbin e zjarrtë me Hajdukun në Split, ndërsa aktualisht është “spital në fund të qytetit”. Kështu ka shkruar të martën gazeta e madhe kroate “Sportske Novosti”.