Sport

KBF Prishtina, finalistja e parë e Superkupës së Kosovës

 

Skuadra e Prishtinës është finalistja e parë e turneut të Superkupës së Kosovës për basketbolliste që po mbahet në qytetin e Prizrenit.

Në gjysmëfinalen e parë, të luajtur të martën në palestrën “Sezai Surroi”, Prishtina e mposhti Penzën me rezultatin 68:56. Prishtina ishte më e mirë se Penza, ekip që e fitoi vetëm çerekun e tretë (21:14), për të kaluar në finale. Amerikania Jade Williams me 26 pikë e 13 kërcime, udhëhoqi Prishtinën drejt fitores, ndërsa me lojë të mirë u veçua edhe Marigona Rushiti. Te skuadra e Penzës, dy basketbolliste e mbyllën ndeshjen me pikë dyshifrore.