Skuadra e Chelseat ka shprehur interesim për portierin e Milanit, francezin Mike Maignan ka njoftuar të martën “Calciomercato”.
Bëhet e ditur se Chelsea do të bëjë ofertë zyrtare për 28-vjeçarin më të përfunduar edicioni aktual.
Për kartonin e tij thuhet se skuadra londineze do të ofrojë 50 milionë euro, pasi po e sheh si përforcim të duhur për portën. Maignan ka kontratë me Milanin deri në vitin 2026, ndërsa më herët ka refuzuar rinovimin e kontratës për shkak se nuk ishte i kënaqur me kushtet e ofruara.
Ai është pjesë e Milanit prej vitit 2021 kur iu bashkua nga skuadra e Lillet dhe është ndër portierët më të vlerësuar në Serie A. Maignan, këtë edicion ka 6 paraqitje për ekipin italian në të gjitha garat.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.