Sport

Conte pritet ta zëvendësojë Mourinhon te Roma

 

Ish-selektori i Italisë, Antonio Conte, pritet ta zëvendësojë Jose Mourinhon në krye të skuadrës së Romës. “Football-Italia” ka shkruar të martën se drejtuesit e Romës po e shohin Conten si njeriun e duhur për ta pasur Mourinhon.

Megjithatë, Conte nuk do ta marrë drejtimin e Romës këtë edicion, por në verën e ardhshme kur Mourinhos i skadon kontrata me ekipin italian. Mësohet se ka pasur bisedime pozitive mes palëve dhe te Roma kanë marrë vendim që Mourinhos të mos i ofrohet rinovimi i kontratës.