Sport

Shala i Fushë Kosovës i kënaqur me pikën ndaj Prishtinës

 

Trajneri i Fushë Kosovës, Burim Shala ka mbetur i kënaqur me pikën që ekipi i tij e fitoi ndaj Prishtinës, ndonëse pranoi se synimi ishte ta fitonte ndeshjen.

Fushë Kosova ishte në disavantazh prej dy golave, por arriti të rikthehet në pjesën e dytë dhe ta siguroi barazimin 2:2 në minutën shtesë të takimit. Shala ka përgëzuar futbollistët e tij që nuk u dorëzuan për asnjë moment dhe ka thënë se pret që së shpejti ta shijoj fitoren e parë.