Sport

Vladi shënon gol në fitoren e Luganos

Sulmuesi kosovar, Shkëlqim Vladi, ka realizuar gol për ta ndihmuar fitoren e Luganos ndaj Winterthurit.

Të shtunën mbrëma, Lugano fitoi 3:2 në udhëtim.

Ndeshja i takoi xhiros së nëntë të Superligës së Zvicrës.

Vladi 23-vjeçar, shënoi për 1:0 në minutën e 22-të.

Vladi, Albian Hajdari, Kreshnik Hajrizi e Amir Shaipi startuan te Lugano.

Te Winterthuri në pjesën e dytë u aktivizua Samir Ramizi.

Vladi ka tri gola në shtatë paraqitje këtë edicion. Lugano është e treta me 15 pikë.