2 perditesime
17:02

Malisheva fiton ndeshjen e tensionuar në Prizren

Malisheva ka shënuar fitore në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren, në ndeshjen e tensionuar me Lirinë.

Malishevasit triumfuan me rezultatin 1:0 të shtunën, falë një goli që e shënoi Ilir Mustafa.

Mustafa ishte i saktë nga penalltia e minutës së 68-të, e cila u fitua nga Etnik Brruti. Brruti ishte penguar nga portieri i Lirisë, Arlis Shala, ndërsa penalltia u sinjalizua nga gjyqtari Valon Bajgora, pasi e rishikoi situatën në VAR.

Malisheva nga minuta e 77-të luajti pa Drilon Hazrollajn, që u përjashtua nga loja nga gjyqtari Bajgora, pas tollovisë së krijuar në fushë nga lojtarët e të dyja ekipeve.

Liria mbetet me gjashtë pikë në tetë ndeshje. Malisheva tani ka 12 pikë në tetë ndeshje të zhvilluara.

Në ndeshjen e xhiros së nëntë, Liria udhëton te Llapi, kurse Malisheva e pret Dritën.

16:29

Malisheva në epërsi ndaj Lirisë

Malisheva ka kaluar në epërsi ndaj Lirisë në ndeshjen që po luhet në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren.

Portieri Arlis Shala i Lirisë shkaktoi penallti në minutën e 62-të, pas ndërhyrjes në Etnik Brruti. Gjyqtari Valon Bajgora e shikoi situatën në VAR dhe sinjalizoi në 11-të metërsh.

Nga penalltia i saktë ishte Ilir Mustafa, në minutën e 68-të.

15:51

Liria e Malisheva baras në pjesën e parë

Pjesa e parë e ndeshjes tjetër Liria – Malisheva, është mbyllur baras, pa gola.

Rastin më të mirë për Malishevën në fund të pjesës së parë e pati Drilon Hazrollaj.

Ai gjuajti mbi portë nga afërsia, edhe pse porta ishte e zbrazët.